Senior MERN stack developer
Kërkojmë senior MERN stack developer për punë në një projekt ERP ndërkombëtar. Kandidati ideal ka të paktën 5 vite eksperiencë pune me këtë stack teknologjik, dhe përmbush të gjitha pikat e më poshtme, në lidhje me:
Detyrat
- Shkruan të gjithë kodin front-end dhe back-end
- Harton zgjidhje efikase dhe të shkallëzueshme
- Njeh dhe përdor me saktësi funksionet dhe komponentët që ka në dispozicion
- Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
- Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar
Kërkesa teknike
- Ka eksperiencë pune me arkitekturën 'microservices'
- Kupton shumë mirë çëshje rrjeti dhe protokollin HTTP
- Ka eksperiencë pune në ndërtimin dhe përdorimin e APIs
- Implementon teknika për shkarkimin progresiv të faqeve
- Ka eksperiencë pune me JavaScript 'promises'
- Ka eksperiencë pune me Git
Aftësi personale
- Kupton qëllimet e biznesit dhe ofron ndihmë në realizimin e tyre
- Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
- Aftësi të mira improvizimi
- Aftësi të mira kërkimore
- Jep zgjidhje të mira për probleme të ndërlikuara
- Ndjek parimet KISS dhe DRY
- Kupton dhe shpejgon lehtësisht një rrjedhë logjike komplekse
- Zgjidh problemet dhe defektet në afat kohor të arsyeshëm
Aftësi plotësuese
- PHP
- Regular expressions
Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte
Apliko tani!