Ndërtim aplikacioni CRM sipas kërkesës

Automatizoni punën, personalizoni proceset e shitjes dhe merrni raporte të sakta në kohë reale. Rrisni efikasitetin me një CRM të ndërtuar posaçërisht për ju!

Merrni konsultim falas
Dy përdorues duke shfletuar faqe online

Tërhiqni më shumë klientë me një faqe interneti të bukur dhe funksionale!

Faqja juaj e internetit duhet të jetë më shumë se një prani online – ajo duhet të sjellë klientë!

Ne krijojmë faqe interneti të bukura dhe funksionale, që sjellin rezultate të matshme.

Le të ndërtojmë prezencën tuaj perfekte në internet! Plotësoni formularin e mëposhtëm tani për të filluar udhëtimin drejt suksesit!

Konsultim falas! Plotësoni të dhënat tuaja dhe një ekspert nga ekipi ynë do t'ju kontaktojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju.

Jemi partneri juaj drejt suksesit

Prej më shumë se 7 vitesh, Ketri Web ndihmon bizneset të arrijnë sukses online. Ekipi ynë punon me pasion dhe sjell mbi 15 vite ekspertizë në industri.

Bashkohuni dhe ju me klientët tanë të kënaqur dhe le të krijojmë së bashku faqen perfekte për biznesin tuaj!

Ketri Web's Google reviews rating
Profesionalizëm
Përgjegjësi
Kontribut
Arritje

Bashkëpunoni me ne dhe gëzoni përfitimet

Ndërtoni procese pune që përputhen me biznesin tuaj

Krijoni rrjedha pune që pasqyrojnë mënyrën si funksionon biznesi juaj — mos u lodhni me modele të gatshme që nuk përshtaten me ju.

Përshtatni çdo hap dhe veprim sipas mënyrës tuaj, për më shumë kontroll dhe efikasitet në punën e përditshme.

  • Eliminoni hapat e tepërt dhe zgjidhjet e përkohshme
  • Shkurtoni kohën e trajnimit me rrjedha pune të njohura për stafin
  • Mbani të qarta përgjegjësitë e secilit në çdo fazë të punës
  • Përcaktoni veprime për skenarë të caktuar
Një zhvillues duke krijuar rrjedha pune

Personalizoni rrjedhën dhe ndjekjen e procesit të shitjeve

Përdorni një proces shitjeje që pasqyron ekzaktësisht mënyrën se si ju punoni.

Përcaktoni fazat, statuset dhe hapat e ndjekjes sipas rrjedhës suaj të punës.

Merrni kontroll të plotë mbi çdo mundësi dhe përshtatuni lehtësisht ndërsa strategjitë, produktet apo proceset tuaja ndryshojnë.

  • Organizoni informacionin sipas mënyrës suaj të punës
  • Krijoni rrjedha shitjesh të veçanta për shërbime të ndryshme
  • Ndiqni ecurinë e shitjes sipas përfaqësuesit, klientit ose vlerës
Dy përdorues duke shfletuar faqe online

Ndërthurni të gjitha mjetet tuaja në një sistem të vetëm

Shmangni proceset e çrregullta dhe mjetet e pa-integruara.

Ndërthurni emailin, kalendarin, faturimin dhe platformat e palëve të treta në një CRM të centralizuar — duke i dhënë ekipit tuaj qartësi, kontroll dhe vazhdimësi nga një ndërfaqe e vetme.

  • Punoni më shpejt duke pasur gjithçka në një vend
  • Merrni vendime më të mira, me të dhëna të sakta dhe të përditësuara
  • Ulni kompleksitetin teknik dhe thjeshtoni arkitekturën e sistemeve tuaja
Një dorë duke mbajtur një çelës

Kurseni kohë me automatizime

Lironi ekipin tuaj nga puna manuale! Kurseni kohë dhe shmangni gabimet njerëzore me automatizime të bazuara në rregulla dhe kushte.

Automatizoni detyrat e përsëritura si ndjekja e komunikimit, caktimi i detyrave dhe ndryshimet e statusit.

  • Krijoni detyra automatikisht, nga veprime të caktuara gjatë procesit të shitjes
  • Avanconi automatikisht fazën e shitjes, bazuar në aktivitetin e saj
  • Dërgoni komunikime dhe njoftime automatike
Dy përdorues duke shfletuar faqe online

Mbani stafin dhe klientët të informuar dhe të sinkronizuar

Komunikoni në kohë reale përditësimet, statusin dhe detyrat.

Stafi dhe klientët janë gjithmonë të informuar, pa pasur nevojë të pyesin.

  • Përditësime në kohë reale për stafin dhe klientët
  • Njoftime automatike në çdo fazë të procesit të shitjes
  • Historik dhe komente të mbledhura në një vend të vetëm
Një dorë duke mbajtur një çelës

Caktoni role, përgjegjësi dhe të drejta aksesi në sistem

Kontrolloni kush mund të shikojë, ndryshojë ose përpunojë të dhënat e çdo moduli të CRM-së.

Përcaktoni role dhe akses sipas ekipit ose individit — duke kufizuar çdo qasje të panevojshme.

Ndiqni performancën e të gjithë stafit

Kuptoni çfarë funksionon, çfarë jo, dhe ku ka nevojë për përmirësim.

Merrni informacione të qarta mbi performancën e ekipit dhe individëve — me transparencë të plotë mbi rezultatet, efikasitetin dhe rendimentin.

Ndiqni çdo ndërveprim me klientin në një historik të vetëm dhe të qartë

Shmangni kërkimet e lodhshme nëpër email, mesazhe dhe aplikacione të shpërndara.

Kini qasje të plotë në çdo detaj — duke siguruar që asgjë të mos anashkalohet apo humbasë.

  • Shikoni historikun e komunikimeve, detyrat dhe takimet me klientin
  • Ruani email-et, telefonatat, shënimet dhe dokumentet e rëndësishme
Një dorë duke mbajtur një çelës

Hartoni raporte të përshtatura sipas treguesve tuaj të performancës (KPI)

Analizoni ecurinë me raporte që pasqyrojnë qëllimet dhe prioritetet tuaja.

Shndërroni të dhënat bazë në analiza të qarta për të marrë vendime më të informuara mbi shitjet dhe mbështetjen teknike.

  • Krijoni raporte sipas departamentit, ekipit, punonjësit apo klientit
  • Vizualizoni qartë tendencat dhe ngjashmëritë në të dhëna
  • Ndani me lehtësi treguesit kryesorë me palët e interesuara
Një dorë duke mbajtur një çelës

Zotëroni platformën dhe të dhënat tuaja

Merrni kontroll të plotë mbi sistemet më kritike të biznesit tuaj.

Eliminoni tarifat mujore, kufizimet në funksionalitet dhe varësinë nga platforma të tjera.

Me CRM-në tuaj të personalizuar, ju zotëroni të dhënat dhe përcaktoni si funksionalitetet, ashtu edhe zhvillimin e saj.

Një dorë duke mbajtur një çelës

Merita teknike

Çfarë thonë klientët tanë

Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!

Daniel Harkness calculatingvegas.com

Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.

Jason Firch nonprofitssource.com

Kërkoni një konsultim falas

Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të krijuar një faqe interneti që i përshtatet më së miri biznesit tuaj.

Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.

Le të shndërrojmë idetë tuaja në një prani profesionale online!

Ngarkoni dokumente
Lëshoni dokumentet këtu ose Maksimumi 20MB