Dizajni i mirë i bën gjërat të përdorshme dhe praktike

Dizajn i mirë do të thotë që gjithçka është e vendosur mirë, përshtatet natyrshëm, është e vetëkuptueshme, dhe në përgjithësi është ashtu siç duhet të jetë.

Është veçanërisht i rëndësishëm për aplikacione web apo projekte që përfshijnë ndërveprim të konsiderueshëm me përdoruesit, pasi ndikon drejtpërdrejt në pranimin e produktit nga ana tyre dhe kështu mund të bëjë diferencën midis suksesit dhe dështimit të tij.

Duar që mbajnë një filxhan

Çfarë është user interface design?

User interface design, ose UI design, është procesi i krijimit të paraqitjeve vizuale të ndërfaqeve. Ky proces bën kryesisht që gjërat të duken mirë në faqen tuaj.

Çfarë është user experience design?

User experience design, ose UX design, është procesi i hartimit të përvojës së përgjithshme që përjeton përdoruesi i një faqe Interneti ose aplikacioni, ndërsa e përdor atë. Ai përfshin organizimin dhe vendosjen e përmbajtjes dhe kontrolleve, në mënyrë që gjithçka të jetë e thjeshtë, e qartë dhe e lehtë për t'u përdorur.

Si ju ndihmojmë

Kuptoni audiencën tuaj

Përmes procesit kërkimor të UX, do të kuptoni më mirë audiencën tuaj të synuar, motivimin dhe shqetësimet e tyre, si dhe mënyrat me të cilat përdorin produktin tuaj.

Do jeni në gjendje të përdorni këtë informacion që të përmirësoni më tej produktin tuaj si dhe udhëtimet e përdoruesve brenda tij, dhe si pasojë të rrisni të ardhurat.

Audienca e synuar për një produkt

Organizoni përmbajtjen dhe vendosni përparësi të informacionit

Një përfitim kryesor i dizajnit të mirë të UI/UX është strukturimi i informacionit dhe vendosja e përparësive brenda tij.

Sot përmbajtja e një faqe interneti mund të shihet në një sërë paisjesh dhe ekranesh me madhësi të ndryshme të cilat variojnë nga të vogla në shumë të mëdha. Kjo paraqet një sfidë në lidhje me sasinë e informacionit që duhet shërbyer në secilin rast.

UX design mund t'ju ndihmojë të vendosni përparësi në përmbajtjen e faqes, në mënyrë që çdo madhësi ekrani të shfaqë sasinë ideale të informacionit, të renditur në mënyrë që faqja juaj të mbetet gjithmonë e dobishme.

Udhëhiqni përdoruesit në mënyrë që të ndërmarrin veprimet që ju dëshironi

Dizajni i mirë UX ju ndihmon të drejtoni përdoruesit me shpejtësi dhe efikasitet në informacionin apo mjetin e duhur për detyrën që po përpiqen të kryejnë.

Duke krijuar udhëtime përdoruesish të menduara mirë, ju mund të parashikoni lëvizjet dhe nevojat e tyre në çdo rast, dhe t'u paraqisni atyre përmbajtjen apo mjetin e duhur

Për më tepër, kjo ju lejon të identifikoni raste të mundshme për gjenerim të ardhurash, dhe në momentin e duhur të propozoni produkte dhe shërbime me interes për përdoruesin, duke rritur në këtë mënyrë shitjet.

Rrisni prodhimtarinë e përdoruesve

Përfitimi më i rëndësishëm i një UX të mirë është ndoshta kontributi i tij në rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit së përdoruesve të platformës tuaj.

Përdoruesit e platformës tuaj kanë punë për të kryer. Duke i ndihmuar ata t'i përfundojnë punët me më tepër efikasitet, ju ndërmerrni një hap të madh drejt suksesit të produktit tuaj.

Këtu janë disa përfitime kryesore të dizajnit UX, që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit:

  • Lundrim i qartë dhe i vetëkuptueshëm
  • Funksione dhe kontrolle të thjeshta dhe të lehta në përdorim
  • Dizajn i drejtuar audiencave të synuara
  • E gjithë përmbajtja është pikërisht aty ku duhet të jetë
  • Informacioni është i organizuar mirë dhe i lexueshëm.
Një përdorues duke përdorur një platformë produkti

Rrisni besueshmërinë e brand-it tuaj

Dizajni UX i faqes suaj të internetit pasqyron modelin dhe filozofinë e biznesit tuaj. Ai ndikon gjithashtu edhe në sa tërheqës është brand-i juaj.

Përvoja e këndshme e përdorimit të produktit tuaj do të motivojë klientët të duan ta përdorin dhe ta rekomandojnë atë tani dhe në të ardhmen.

Ndjenjat pozitive të lidhura me përdorimin e produktit tuaj, do të çojnë në rritje të besueshmërisë dhe status-it të brand-it tuaj, në tregun ku veproni.

Bëhuni udhëheqësi në tregun tuaj

Me kaq shumë produkte në treg, UX i mirë mund të jetë një dallues kryesor i brand-it tuaj, i cili ju ndihmon të veçoheni dhe të arrini më lartë se konkurrentët.

Duke siguruar një përvojë pozitive, ju mund të bindni klientët aktualë dhe potencialë se produkti juaj është më i miri. Kjo do ju ndihmojë të pozicionoheni si kompania udhëheqëse e tregut, dhe të bëni konkurrentët të ndjekin pas jush.

Për më tepër, duke i bërë klientët të ndihen mirë ndërsa përdorin produktin tuaj, besnikëria e tyre ndaj brand-it tuaj rritet, dhe si pasojë ata kanë më pak prirje të shohin drejt konkurrentëve.

Çfarë thonë klientët tanë

Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!

Fotoja e profilit kur mungon fotoja

Daniel Harkness
calculatingvegas.com

Rezervoni një takim

Jeni të interesuar të përmirësoni user experience në faqen tuaj? Do ishte kënaqësi për ne të diskutojmë së bashku projektin tuaj!

Ju lutemi plotësoni këtë formular për të rezervuar një takim falas me ne. Do ju kontaktojmë për konfirmim brenda 3 ditësh pune.

Për çdo informacion paraprak që dëshironi të na dërgoni, ju lutemi bashkëngjitni një dokument përkatës.