Si ju ndihmojmë

Manaxhoni faqen tuaj me një CMS të personalizuar. Ju ofrojmë një CMS fleksibël dhe të sigurt, që i përshtatet nevojave të biznesit tuaj.

Rezervoni takim

Role përdoruesish dhe autorizime

Duke identifikuar rolet dhe lidhjet e tyre me njëri tjetrin, mund t'u jepni përdoruesve të platformës tuaj akses për të kryer detyrat që përfshin roli i tyre. Autorizimet i caktohen përdoruesve, për të lejuar që të kryejnë veprime specifike brenda platformës.

Manaxhim i përmbajtjes

Manaxhoni lehtësisht përmbajtjen tuaj dixhitale. Vendosni ju se çfarë publikoni dhe mënyrën e prezantimit të përmbajtjes.

  • Krijim dhe modifikim
  • Kategorizim dhe kërkim
  • Sistem aprovimi të ndryshimeve

Manaxhim dokumentash

Mund të ruani, organizoni dhe shpërndani dokumenta.

Bashkëpunim

Shumë përdorues mund të kontribuojnë dhe manaxhojnë përmbajtjen. Ata mund të shpërndajnë asete apo skedarë me të tjerë, brenda ose jashtë organizatës tuaj.

Mundësi përkthimi në gjuhë të huaja

Suport i shumë gjuhëve lejon përdoruesit të zgjedhin gjuhën në të cilën duan të lexojnë përmbajtjen.

Veçori të tjera

Përveç funksionaliteteve të përmendura më sipër, këto janë disa mënyra të tjera me të cilat ju ndihmojmë në biznesin tuaj, përmes platformave që krijojmë:

  • Sistem njoftimesh
  • Funksionalitete të veçanta
  • Integrim me aplikacione të palëve të treta
  • Integrim me rrjetet sociale
Rezervoni takim