Ndërtim aplikacioni mobile

Ndërtojmë aplikacione mobile profesionale dhe moderne për biznese që duan të ofrojnë përvojë më të mirë dhe lehtësi për klientët e tyre.

Kërkoni konsultë
Aplikacioni mobile i ndërtuar shfaqet në telefon

Ndërtoni një aplikacion mobile që klientët duan ta përdorin

Një aplikacion telefoni lejon qasje dhe veprime më të shpejta sesa një faqe interneti. Kjo rrit besnikërinë e klientëve dhe krijon një marrëdhënie afatgjatë dhe më të vlefshme.

Ne krijojmë për ju një aplikacion të lehtë në përdorim, të përshtatur me biznesin tuaj dhe nevojat e klientëve tuaj.

Plotësoni formularin për të nisur projektin tuaj.

Konsultë falas. Plotësoni të dhënat tuaja dhe një ekspert nga ekipi ynë do t'ju kontaktojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju.

Kompani për ndërtim aplikacioni mobile

Një aplikacion mobile është një investim i rëndësishëm. Që të ketë vlerë reale, ai duhet të ndërtohet nga profesionistë që kuptojnë jo vetëm zhvillimin e aplikacionit, por edhe përdorimin, performancën, integrimet dhe vlerën e tij afatgjatë për biznesin.

Prej më shumë se 8 vitesh Ketri Web ndërton aplikacione mobile dhe sistemet përkatëse për biznese që kërkojnë zgjidhje serioze, të qëndrueshme dhe të përshtatura me mënyrën si punojnë.

Ekipi ynë sjell mbi 15 vite përvojë në zhvillimin e aplikacioneve mobile, duke garantuar cilësi dhe rezultate për çdo projekt.

Logo e Google

Google Rating

4.9
31 vlerësime
Profesionalizëm
Përgjegjësi
Kontribut
Arritje

Çfarë fitoni nga bashkëpunimi me ne

Bëhuni pjesë e përditshmërisë së klientit

Aplikacioni mobile e vendos biznesin tuaj në telefonin e klientit, aty ku ai merr vendime dhe bën veprime të rëndësishme çdo ditë.

Ne e bëjmë qasjen ndaj biznesit tuaj të menjëhershme dhe të thjeshtë, me ndërtimin e një aplikacioni mobile të shpejtë, praktik dhe të lehtë për përdorim të përditshëm.

  • Qasje e shpejtë dhe praktike
  • Përdorimi bëhet zakon
  • Preferencë ndaj aplikacionit tuaj
Një vajzë i tregon shoqes telefonin e saj, ku shfaqet produkti kozmetik që gjeti në Google

Integrim me veçoritë e telefonit

Funksionet e pajisjes telefonike hapin mundësi që një website nuk i ofron dot në të njëjtën mënyrë. Kjo e bën aplikacionin më të dobishëm për përdoruesit.

Ne e përfshijmë integrimin e këtyre funksioneve sipas nevojave tuaja, në kuadër të ndërtimit të një aplikacioni mobile që i përshtatet biznesit tuaj.

  • Kontaktet
  • Njoftime push
  • NFC / QR / Barcode scan
  • Kamera / Media / Files
  • GPS

Përvojë premium që ju dallon nga konkurrenca

Aplikacioni juaj reflekton cilësinë dhe standardin e biznesit tuaj.

Ofrojmë ndërtim aplikacioni mobile me përvojë të mirë, dizajn të kuruar dhe ndjesi premium që rrit besimin e klientëve dhe ju dallon në treg.

  • Dizajn modern
  • Ndjesi premium
  • Imazh më profesional
  • Diferencim në treg

Aplikacion i përshtatur me biznesin tuaj

Ndërtojmë aplikacionin mobile në mënyrë që të përshtatet me modelin e biznesit tuaj dhe me nevojat tuaja operative.

Përqendrohemi tek funksionet që kanë vlerë reale për ju, dhe krijojmë një zgjidhje që mbështet objektivat dhe rritjen tuaj.

  • Planifikim teknik
  • Zgjidhje që përputhet me biznesin tuaj
  • Rezultate të matshme
Pronarja e biznesit rregullon produkte kozmetike mbi banak, të cilat shfaqen edhe në faqen e internetit në sfond

Integrim me sistemet që përdorni

Kur aplikacioni lidhet me mjetet ekzistuese të biznesit tuaj, proceset bëhen më të thjeshta, më të shpejta dhe më efikase.

Sigurohemi që integrimet që ju nevojiten të realizohen plotësisht dhe me sukses, në mënyrë që të arrini ndërveprimet e dëshiruara dhe të kurseni kohë.

  • CRM / ERP / API
  • Sisteme të palëve të treta
  • Pagesa online

Mundësi të reja për rritje dhe monetizim

Aplikacioni mobile hap mënyra të reja për të gjeneruar të ardhura dhe për të rritur vlerën që merrni nga klientët.

Përfshijmë pagesa online, funksione premium, analiza, statistika dhe mjete të tjera të dobishme për të rritur përdorimin dhe të ardhurat.

  • Funksione premium me pagesë
  • Oferta të personalizuara
  • Matje dhe analiza
  • Vendime të mbështetura në fakte
  • Integrim me Apple Pay / Google Pay

Publikim në App Store dhe Google Play

Manaxhojmë procesin e publikimit në App Store dhe Google Play nga fillimi deri në fund, që aplikacioni juaj të lançohet saktë dhe profesionalisht.

Kujdesemi për llogaritë, materialet dhe publikimin si pjesë e shërbimit tonë gjithëpërfshirës për ndërtim aplikacioni mobile.

  • Manaxhim i llogarive
  • Përgatitje e materialeve
  • Publikim në të dyja platformat
  • Mbështetje pas lançimit

Pronësi dhe kontroll mbi aplikacionin tuaj

Aplikacioni mobile mbetet nën kontrollin tuaj edhe pas përfundimit të projektit.

Mbani pronësi mbi kodin, të dhënat, asetet dhe llogaritë e publikimit, gjë që ju jep pavarësi dhe fleksibilitet për zhvillim të ardhshëm sipas nevojave tuaja.

  • Pronësi e kodit, të dhënave dhe aseteve
  • Kontroll i llogarive App Store dhe Google Play
  • Liri për zhvillim sipas dëshirës

Merita teknike

Çfarë thonë klientët tanë

Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!

Daniel Harkness calculatingvegas.com

Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.

Jason Firch nonprofitssource.com

Kërkoni një konsultë falas

Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të krijuar një aplikacion mobile që i përshtatet biznesit tuaj.

Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.

Le ta kthejmë idenë tuaj në një aplikacion mobile profesional.

Ngarkoni dokumente
Lëshoni dokumentet këtu ose Maksimumi 20MB