Si të konfiguroni një llogari email në Thunderbird

| Lexohet në 5 min

Hyrje

Mozilla Thunderbird është një email client i krijuar nga Mozilla Foundation dhe që atëherë është kthyer në një nga platformat më të përhapura të manaxhimit të email-it.

Në këtë artikull do t'ju tregojmë hap pas hapi se si të konfiguroni një llogari email-i në Thunderbird. Këtu mund të shkarkoni Thunderbird.

Këto udhëzime mund të jenë të njëjta edhe në versione të tjera të Thunderbird. Versioni i përdorur në këtë artikull është 68.3.0.

Hapat e konfigurimit

  1. Hapni Thunderbird.
  2. Në seksionin e Accounts, klikoni tek Set up an email account.Konfigurimi i email-it në Thunderbird hapi 2
  3. Do të hapet një dritare ku do të duhet të plotësoni fushat me informacionin e kërkuar.Konfigurimi i email-it në Thunderbird hapi 3
    • Your name: Shkruani emrin që doni të shfaqet kur doni të dërgoni email.
    • Email address: Shkruani adresën tuaj të email-it.
    • Password: Shkruani fjalëkalimin për këtë adresë.
    • Klikoni mbi Remember password nëse nuk doni të vendosni fjalëkalimin sa herë që të hapni email-in.

    Në përfundim, klikoni continue.

  4. Në këtë moment, Thunderbird do të shfaqë konfigurimet e paracaktuara. Nëse doni të bëni ndryshime, klikoni tek Manual config.
    Konfigurimi i email-it në Thunderbird hapi 4
  5. Nëse fushat nuk janë të plotësuara automatikisht, kontaktoni host provider për të marrë informacionin e nevojshëm dhe vendosini ato manualisht.Konfigurimi i email-it në Thunderbird hapi 5

    Incoming server:

    Outgoing server:

    Username: Kontrolloni nëse adresa juaj e email është e saktë.

  6. Në përfundim, klikoni mbi Re-test për të kontrolluar nëse çdo gjë është konfiguruar në mënyrë të saktë.
  7. Klikoni OK. Tani llogaria juaj e email-it është gati për përdorim.

Protokollet POP3 dhe IMAP

POP3 dhe IMAP janë protokollet standarde të cilat përcaktojnë mënyrën se si transferohen email-et. Këto metoda përdoren për shkëmbimin e informacionit mes mail server-it dhe mail client.

POP3

Me POP3, email-et shkarkohen në pajisjen tuaj dhe mund të zgjidhni t'i fshini ato pas një kohe të caktuar. Çdo email ruhet lokalisht në pajisjen prej nga e shkarkuat.

Ato fshihen nga serveri menjëherë pasi shkarkohen, ose pas një kohe të caktuar. Këtë mund ta kontrolloni tek server settings.

Mund të ndodhë që disa njerez të kenë të drejtë hyrjeje në një llogari email. Jo çdo email që vjen u intereson të gjithë këtyre personave, prandaj nëse dikush vendos ta fshijë atë, ky email fshihet vetëm nga pajisja e tyre. Ky ndryshim ndodh vetëm aty, ndërsa email-i ekziston akoma në server për ata persona të cilëve u nevojitet.

Meqënëse email-et ruhen në pajisjen tuaj, ato mund t'i shihni edhe offline.

IMAP

Llogaria e email-it është e sinkronizuar në të gjitha pajisjet prej së cilave përdoret. Çdo ndryshim që ndodh në llogari, do të pasqyrohet në server dhe në klientet e email (Outlook, Thunderbird).

Çdo email që vjen me IMAP, qëndron në server deri në momentin që përdoruesi e fshin atë. Edhe nëse hyni nga një pajisje tjetër, do të shihni të njëjtat email-e pasi ato ruhen në server.

Përfundim

Thunderbird ju jep mundësinë të zgjidhni mes POP3 ose IMAP.

Nëse doni të mos harxhohet hapësira e serverit, zgjidhni POP3. Email-et shkarkohen në pajisjen tuaj dhe fshihen nga mail server-i.

Nëse ju nevojitet që email-et tuaj të jenë të sinkronizuar në të gjitha pajisjet tuaja, atëherë zgjidhni IMAP.

Regjistrohuni në newsletter

Do të merrni artikuj me interes për bizneset online dhe faqet e Internet-it.
Dërgohet një herë në muaj.