Senior front-end developer

Kërkojmë senior front-end developer me të paktën 5 vite eksperiencë në këtë profil. Kandidati ideal përmbush të gjitha pikat e më poshtme, në lidhje me:

Detyrat

  • Shkruan të gjithë kodin front-end
  • Harton zgjidhje efikase dhe të shkallëzueshme
  • Krijon komponentë të ripërdorshëm
  • Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
  • Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar

Kërkesa teknike

  • Shkruan ‘semantic HTML’
  • Zbaton strategjinë ‘mobile-first’
  • Përdor JavaScript APIs, AJAX dhe DOM
  • Implementon teknika për shkarkimin progresiv të faqeve
  • Siguron përputhshmërinë mes browsers të ndryshëm
  • Krijon ‘schema markup’
  • Përdor ‘developer tools’ të browser-it
  • Kupton dhe përdor ‘HTTP headers’

Aftësi personale

  • Kupton qëllimet e biznesit dhe ofron ndihmë në realizimin e tyre
  • Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
  • Aftësi të mira improvizimi
  • Aftësi të mira kërkimore
  • Jep zgjidhje të mira për probleme të ndërlikuara
  • Ndjek parimet KISS dhe DRY
  • Kupton dhe shpejgon lehtësisht një rrjedhë logjike komplekse
  • Ka aftësi të mira në ‘debugging’

Aftësi plotësuese

  • UX Design
  • PHP
  • Git
  • Regular expressions

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

Apliko tani!