Bashkohuni me ne

Dëshironi t’i bashkoheni ekipit tonë? Hidhini një sy kërkesave dhe aftësive të nevojshme për këtë pozicion.

QA automation engineer (JavaScript)

Kërkojmë një QA automation engineer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për fushën e testimeve të automatizuara dhe përmbush të gjitha pikat e më poshtme, në lidhje me:

Detyrat

  • Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
  • Planifikon testet the skenaret
  • Shkruan scripts automatizimi të testimeve
  • Gjen dhe raporton defektet
  • Siguron përputhshmërinë mes browsers të ndryshëm
  • Shkruan të gjithë kodin e duhur për të automatizuar testet në JavaScript
  • Bën përmirësime në framework, të cilat mundësojnë ose lehtësojnë zhvillimin e testeve
  • Manaxhon kodin me Git
  • Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar

Kërkesa teknike

  • Përdor në JavaScript DOM, AJAX, MutationObserver dhe API të tjera që nevojiten
  • Përdor developer tools të browser-it
  • Përdor Git
  • Ka aftësi të zbulojë dobësi sigurie dhe zona shënjestrimi tek aplikacioni

Aftësi personale

  • Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
  • Ka aftësi të mira kërkimore
  • Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
  • Ka një nivel të lartë pëqendrimi
  • Ka vëmëndje ndaj detajeve
  • Ka aftësi të mira komunikimi
  • Ndjek parimet KISS dhe DRY
  • Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve web, të cilat zakonisht përmbajnë shumë logjikë biznesi dhe variabla
  • Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afateve kohore

Aftësi plotësuese

  • PHP
  • HTML
  • CSS
  • XPath
  • Regular expressions

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

Apliko tani!