Faqe interneti broshurë
Faqja broshurë është ideale për bizneset dhe organizatat që dëshirojnë të kultivojnë një imazh më të mirë online.
Ajo shërben për t'i prezantuar publikut kompaninë, produktet dhe shërbimet tuaja, dhe është pikë referimi për informacion dhe kontakt me audiencën tuaj.
U ofron vizitorëve të gjithë informacionin e mundshëm, pa kufizime, në çdo moment dhe në çdo vend.

Si ju ndihmojmë
Komunikoni me audiencën tuaj
Prezantoni kompaninë tuaj me audiencën që synoni.
Publikoni kontaktet e kompanisë, dhe jepuni mundësinë klientëve tuaj potencialë t'ju kontaktojnë drejtpërdrejt, në çdo moment.
Shpalosni vlerat tuaj
Fitoni besimin e klientëve dhe partnerëve tuaj, duke u treguar atyre vlerat dhe parimet e kompanisë.
Komunikimi i mirë i meritave tuaja, nxit vizitorët e faqes të bashkëpunojnë me ju.
Shfaqni produktet, shërbimet dhe punimet
Prezantoni produktet dhe shërbimet tuaja, me informacione të plota.
Koha që shpenzoni duke prezantuar produktet tuaja tek klientët do të pakësohet ndjeshëm, pasi ata tashmë do t'i referohen faqes tuaj të internet-it.
Fitoni besimin e klientëve duke u treguar atyre veprat tuaja më të mira dhe avantazhet e bashkëpunimit me ju.

Rrisni imazhin e kompanisë
Faqja e internetit ndikon në imazhin e kompanisë tuaj. Një faqe që shpreh qartë identitetin, misionin dhe vlerat kompanisë, e bën atë të duket më e madhe, serioze, profesionale dhe e besueshme.
Në këtë mënyrë, përmirësohet imazhi i kompanisë tuaj dhe përshtypja që publiku ka për të, gjë që ju ndihmon të arrini qëllimet.
Ne krijojmë për ju një design të veçantë dhe të personalizuar, në përputhje me imazhin e kompanisë. Sigurohemi që përmbajtja e faqes të përforcojë mesazhin tuaj dhe të tërheqë vëmendjen e vizitorëve.
Duke lënë një përshtypje të mirë tek vizitorët, ne rrisim mundësinë që ata të duan të bashkëpunojnë me ju.
Përhapuni në tregje të reja
Faqja e internetit ju lejon të gjendeni nga klientë të cilët, në mënyrë aktive, kërkojnë internetin për produktet tuaja.
Ajo ju mundëson zgjerimin në tregje të reja vendore dhe ndërkombëtare, rritjen e klientëve dhe shumëfishimin e shitjeve.
Mbështesni marketing-un
Faqja broshurë mund të përdoret si pikë referimi për fushatat tuaja të marketing-ut.
Gjithashtu, ju mund ta integroni atë me programe statistikore, përmes të cilave mund të analizoni ecurinë e këtyre fushatave dhe t'i përmirësoni ato.
Duke promovuar faqen tuaj të internetit në rrjetet sociale, ju mund t'i drejtoni ndjekësit tuaj në të, dhe kështu t'i mbani ata pranë jush.
Përshpejtoni rekrutimet
Informacioni i pranishëm në faqen tuaj do të ndihmojë stafin ekzistues si dhe punonjësit e rinj, të jenë më të mirëinformuar për kompaninë tuaj dhe produktet apo shërbimet që ofroni.
Kandidatët do të jenë në gjendje të informohen në lidhje me vendet e lira të punës, dhe të aplikojnë direkt nga faqja e internetit. Në këtë mënyrë, ju do të shkurtoni kohën që shpenzoni me rekrutimet.

Merita teknike
- Informacion i mirëorganizuar dhe i lexueshëm
- Mundësi përkthimi në gjuhë të ndryshme
- Integrim me rrjetet sociale
- E ndërtuar me kujdes dhe profesionalizëm, sipas standardeve të industrisë
- Siguri e lartë dhe mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike
- Jetëgjatësi, faqja do të punojë për shumë vite
- Keni pronësi të plotë të faqes
- Punon mirë në çdo paisje dhe shfletues modern
- Ju lejon të keni email me adresën e faqes tuaj të internetit
- Formë për kontakt të drejtpërdrejtë, aplikim për pozicion pune si dhe kërkesë-ofertë
- Panel manaxhimi nga ku mund të përditësohet përmbajtja e faqes
- Faqe e shpejtë, që hapet menjëherë
- Integrim me shërbime marketingu dhe statistikash
Çfarë thonë klientët tanë
Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!

Daniel Harkness
calculatingvegas.com
Rezervoni një takim
Jeni të interesuar për një faqe interneti broshurë? Do ishte kënaqësi për ne të diskutojmë së bashku projektin tuaj!
Ju lutemi plotësoni këtë formular për të rezervuar një takim falas me ne. Do ju kontaktojmë për konfirmim brenda 3 ditësh pune.
Për çdo informacion paraprak që dëshironi të na dërgoni, ju lutemi bashkëngjitni një dokument përkatës.