Si të konfiguroni një llogari email në Thunderbird
Hyrje
Mozilla Thunderbird është një email client i krijuar nga Mozilla Foundation dhe që atëherë është kthyer në një nga platformat më të përhapura të manaxhimit të email-it.
Në këtë artikull do t'ju tregojmë hap pas hapi se si të konfiguroni një llogari email-i në Thunderbird. Këtu mund të shkarkoni Thunderbird.
Këto udhëzime mund të jenë të njëjta edhe në versione të tjera të Thunderbird. Versioni i përdorur në këtë artikull është 68.3.0.
Hapat e konfigurimit
- Hapni Thunderbird.
- Në seksionin e Accounts, klikoni tek Set up an email account.
-
Do të hapet një dritare ku do të duhet të plotësoni fushat me informacionin e kërkuar.
- Your name: Shkruani emrin që doni të shfaqet kur doni të dërgoni email.
- Email address: Shkruani adresën tuaj të email-it.
- Password: Shkruani fjalëkalimin për këtë adresë.
- Klikoni mbi Remember password nëse nuk doni të vendosni fjalëkalimin sa herë që të hapni email-in.
Në përfundim, klikoni continue.
-
Në këtë moment, Thunderbird do të shfaqë konfigurimet e paracaktuara. Nëse doni të bëni ndryshime, klikoni tek Manual config.
-
Nëse fushat nuk janë të plotësuara automatikisht, kontaktoni host provider për të marrë informacionin e nevojshëm dhe vendosini ato manualisht.
Incoming server:
- Zgjidhni mes protokollit POP3 dhe IMAP për marrjen e email-eve. Për më shumë informacion, mund të lexoni më poshtë.
- Server hostname: Plotësoni hostname e serverit të email-it, psh. mail.ketri.al
-
Port: Për POP3, përdoret porta 995 me SSL (ose 110 me STARTTLS). Për IMAP përdoret porta 993 me SSL (ose 143 me STARTTLS).
Këto janë portat e paracaktuara. Nëse nuk funksionojnë në rastin tuaj, kontaktoni host provider për portat e sakta. - SSL: Përdorni SSL/TLS, me anë të së cilës komunikimi me mail server-in është i enkriptuar dhe i sigurt.
- Authentication: Normal password. Me lidhjen SSL/TLS, fjalëkalimi është tashmë i enkriptuar.
Outgoing server:
- SMTP është vlera e paracaktuar.
- Server hostname: Plotësoni hostname e serverit të email, psh. mail.ketri.al
- Përdorni portën 465 nëse lidheni nëpërmjet SSL.
Kjo është porta standarde. Nëse nuk funksionon në rastin tuaj, kontaktoni host provider për portën e saktë. - SSL: Përdorni SSL/TLS, me anë të së cilës komunikimi me mail server-in është i enkriptuar dhe i sigurt.
- Authentication: Normal password. Me lidhjen SSL/TLS, fjalëkalimi është tashmë i enkriptuar.
Username: Kontrolloni nëse adresa juaj e email është e saktë.
- Në përfundim, klikoni mbi Re-test për të kontrolluar nëse çdo gjë është konfiguruar në mënyrë të saktë.
- Klikoni OK. Tani llogaria juaj e email-it është gati për përdorim.
Protokollet POP3 dhe IMAP
POP3 dhe IMAP janë protokollet standarde të cilat përcaktojnë mënyrën se si transferohen email-et. Këto metoda përdoren për shkëmbimin e informacionit mes mail server-it dhe mail client.
POP3
Me POP3, email-et shkarkohen në pajisjen tuaj dhe mund të zgjidhni t'i fshini ato pas një kohe të caktuar. Çdo email ruhet lokalisht në pajisjen prej nga e shkarkuat.
Ato fshihen nga serveri menjëherë pasi shkarkohen, ose pas një kohe të caktuar. Këtë mund ta kontrolloni tek server settings.
Mund të ndodhë që disa njerez të kenë të drejtë hyrjeje në një llogari email. Jo çdo email që vjen u intereson të gjithë këtyre personave, prandaj nëse dikush vendos ta fshijë atë, ky email fshihet vetëm nga pajisja e tyre. Ky ndryshim ndodh vetëm aty, ndërsa email-i ekziston akoma në server për ata persona të cilëve u nevojitet.
Meqënëse email-et ruhen në pajisjen tuaj, ato mund t'i shihni edhe offline.
IMAP
Llogaria e email-it është e sinkronizuar në të gjitha pajisjet prej së cilave përdoret. Çdo ndryshim që ndodh në llogari, do të pasqyrohet në server dhe në klientet e email (Outlook, Thunderbird).
Çdo email që vjen me IMAP, qëndron në server deri në momentin që përdoruesi e fshin atë. Edhe nëse hyni nga një pajisje tjetër, do të shihni të njëjtat email-e pasi ato ruhen në server.
Përfundim
Thunderbird ju jep mundësinë të zgjidhni mes POP3 ose IMAP.
Nëse doni të mos harxhohet hapësira e serverit, zgjidhni POP3. Email-et shkarkohen në pajisjen tuaj dhe fshihen nga mail server-i.
Nëse ju nevojitet që email-et tuaj të jenë të sinkronizuar në të gjitha pajisjet tuaja, atëherë zgjidhni IMAP.