Libroteka
Libroteka është një platformë eCommerce e cila mundëson blerjen dhe shitjen e librave elektronikë në gjuhën shqipe. Përmes regjistrimit në platformë, autorët mund të nxjerrin në shitje librat e tyre elektronikë, ndërsa lexuesit mund të blejnë dhe të eksplorojnë dhjetra libra elektronikë në kohë reale.

Funksionalitete
-
Pagesa online
-
Panel përdoruesi dhe admini
-
Sistem njoftimesh
-
Zgjedhje monedhe
-
Funksionalitet kërkimi
Responsive UI
Struktura dhe pamja e faqes web përshtatet me çdo pajisje dhe madhësi ekrani.

Pagesa online
Përdoruesit mund të blejnë libra elektronikë në faqe, në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Në momentin që ndodh transferta e parave, libri bëhet i disponueshëm për lexim nga blerësi.

Sistem njoftimesh
Përdoruesit marrin njoftime mbi aktivitetet që ndodhin në faqe në lidhje me profilin e tyre, librat që kanë në shitje etc. Ata mund të zgjedhin vetë në panelin e administrimit, se cilat njoftime duan të marrin dhe në cilën formë, si email apo njoftime brenda faqes.

Panel përdoruesi
Blerësit dhe shitësit kanë panelin e tyre të administrimit, nga ku mund të shohin informacion mbi aktivitetin e tyre në platformë. Përdoruesit mund të ngarkojnë, shohin dhe fshijnë librat e tyre elektronikë, si edhe të shohin fitimet nga shitjet. Gjithashtu mund të shkarkojnë librat që kanë blerë dhe të shohin faturat e blerjeve të tyre.




