UI/UX designer

Kërkojmë një UI/UX designer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për UX, dëshiron të kuptojë se si njerëzit ndërveprojnë me pajisjet dhe teknologjinë, është i vendosur të zgjidhë problematikat e tyre dhe të thjeshtëzojë gjërat. Veç kësaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite përvojë në këtë fushë, një portofol gjithëpërfshirës që përfshin punët me web dhe mobile applications të përmasave të mesme e të mëdha, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:

Detyrat

  • Merr pjesë në takime me klientët dhe kolegët për të mbledhur informacion rreth një projekti, për të kuptuar modelin dhe kërkesat e biznesit, dhe për të shkëmbyer ide
  • Krijon user personas dhe storyboards
  • Përcakton arkitekturën e informacionit, përgatit wireframes, prototipe, user journeys dhe site maps.
  • Krijon ndërfaqe origjinale dhe elegante, të cilat i përmbahen udhëzimeve të brand-it dhe plotësojnë nevojat e vizionin e klientit.
  • Krijon elemente specifikë të UI siç janë, komponentët lundrues dhe informues, forma, butona, widgets, etj
  • Siguron që dizajnet janë të thjeshta për t'u kuptuar dhe përdorur nga përdoruesit përfundimtar
  • Krijon dizajne dhe prototipe për website, mobile apps dhe pajisje të llojeve dhe madhësive të ndryshme
  • Organizon testime mbi përdorshmërinë e prototipeve ose produkteve përfundimtare, për të vlerësuar cilësinë e përvojës së përdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon përmirësime
  • Shfrytëzon feedback-un e klientit, matje dhe gjetje gjatë përdorimit, për të përmirësuar layout-in dhe eksperiencën e përdoruesit
  • Shkruan raporte dhe komunikon mendimin në prapaskenë të punës së tij ose të saj, duke përfshirë idetë e dizajnit dhe mënyrën se si funksionon një website

Kërkesa teknike

  • Është përdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose Sketch
  • Kupton mobile-first dhe responsive design
  • Kupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelity
  • Ka sy të mprehtë për përbërjen vizuale, estetikën dhe detajet
  • Ka kuptim të mirë të parimeve të dizajnit ndërveprues, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterat dhe pajisjet celulare
  • Ka kuptim të mirë të brandimit, marketingut dhe reklamës
  • Ka njohuri të thella rreth teorisë së dizajnit, veçanërisht në lidhje me kompozimin, tipografinë dhe teorinë e ngjyrave

Aftësi personale

  • Ka aftësi për të kuptuar qëllimet e biznesit dhe strategjitë e monetizimit të një projekti, dhe t'i përkthejë ato në përvoja digjitale
  • Është entuziast dhe i apasionuar pas UX
  • Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
  • Ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe mund të artikulojë qartë idetë, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjalë dhe me shkrim
  • Është në dijeni dhe kupton tendencat e reja në fushën e UI/UX design, dhe rolin e tyre në një mjedis komercial
  • Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
  • Ka një nivel të lartë pëqendrimi
  • Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afateve kohore

Aftësi plotësuese

  • Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve softuerike, të cilat zakonisht përmbajnë logjikë biznesi të konsiderueshme dhe numër të madh variablash
  • Ka interes dhe njohuri rreth zhvillimit të front-end
  • Ka aftësi të përgjithshme kompjuterike dhe internetike

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

Apliko tani!